Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Gazment Bardhin si “përgjegjës direkt politik”, për vrasjen e ndodhur në Elbasan para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai i bëri thirrje Bardhit, “të zbardhë rolin e tij në vrasjen në Elbasan”.

Sali Berisha: Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij, unë e kuptoj luftën që bën për të shpëtuar shpirtin, por prapë është i pashpresë, është i pashpresë.

Të zbardhë një herë të mos i thurë lavde SPAK se do i japim atë shans apo këtë shans, po të zbardhë rolin e tij në vrasjen në Elbasan, e them sepse ai nuk ishte, askush s’është për t’u vrarë në konceptin tim, jo ne jemi vend pa dënim me vdekje. Bardhi … përgjegjës direkt politik për atë gjakderdhje në një lagje që mund të mos ketë pasur gjakderdhje ndonjëherë. Para se të rrijë të merret me këto të shkojë të japë sqarime.