Sezoni i vjeshtës në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durës starton këtë fundjavë me dy shfaqje mjaft interesante për të rritur dhe fëmijë.
Pas disa shfaqjeve të suksesshme në amfiteatrin antik përgjatë sezonit veror, teatri i rkthehet gjallëria në këtë fund shtatori.
“DurrësLajm” njoftoi në fillim të kësaj jave se paraditen e të shtunës dhe të dielës, vogëlushët e kopshteve dhe klasave të para do të kenë mundësi të nxjekin shfaqjen me kukulla “Borëbardha dhe 7 xhuxhat”.
Ndërkohë, për të rriturit, 3 emra të njohur të skenës shqiptare, Artan Imami, Gentian Zenelaj dhe Indrit Çobani do të risjellin para artdashësve durrsakë komedinë “Shtëpiakë të dëshpëruar”.
Komedia vjen vetëm për 3 netë (e premte, e shtunë dhe e diel) në orën 19.00.
Pas suksesit të arritur në Durrës, Tiranë e Fier, komedia rikthehet këtë fundjavë në skenën ku nisi rrugëtimin e saj.
Nxitoni të rezervoni në 𝟬𝟲𝟴𝟯𝟵𝟭𝟯𝟴𝟭𝟯
𝘊̧𝘮𝘪𝘮𝘪 𝘪 𝘣𝘪𝘭𝘦𝘵𝘦̈𝘴 | 500 𝘓𝘦𝘬
𝘉𝘪𝘭𝘦𝘵𝘢𝘳𝘪𝘢 | 𝟬𝟵:𝟬𝟬 – 𝟭𝟮:𝟬𝟬 𝗱𝗵𝗲 𝟭𝟳:𝟯𝟬 – 𝟭𝟵:𝟬𝟬
• 𝘑𝘶 𝘬𝘶𝘫𝘵𝘰𝘫𝘮𝘦̈ 𝘲𝘦̈ 𝘴𝘩𝘧𝘢𝘲𝘫𝘢 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘱𝘦̈𝘳 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘱𝘶𝘣𝘭𝘪𝘬 𝗺𝗯𝗶 𝟭𝟲 𝘃𝗷𝗲𝗰̧.