Teatri Kombëtar i Kukullave vjen në fundjavë në Durrës për të vënë në skenë një nga përrallat më të famshme, “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat”.

Personazhet e kësaj pjese të shkruar nga Jakob dhe Wilhelm Grimm do të vijnë për herë të parë në skenë nga një aktore e vetme, një risi për këtë shfaqje.

Do të jetë Jorida Meta që do të interpretojë të gjithë pjesën, duke rezervuar plot surpriza për vogëlushët që do ta ndjekin atë në teatrin “Aleksandër Moisiu”.

Fiksojini mirë datat 24 & 25 Shtator, në orën 11.00, për të mos e humbur këtë përrallë klasike, e bërë e famshme në të gjithë botën.

“Një magji skenike, plot me ëmbëlsi, humor dhe me mesazhe, i presin fëmijët tuaj në kete shfaqje”,- shkruan Qendra Kulturore “Aleksandër Moisiu” në postimin për shfaqjen teatrore.

“Nxitoni të rezervoni në 𝟬𝟲𝟴𝟯𝟵𝟭𝟯𝟴𝟭𝟯

Orari i biletarisë 𝟬𝟵:𝟬𝟬 – 𝟭𝟮:𝟬𝟬 𝗱𝗵𝗲 𝟭𝟳:𝟯𝟬 – 𝟭𝟵:𝟬𝟬

• 𝘉𝘪𝘭𝘦𝘵𝘢 𝘬𝘶𝘴𝘩𝘵𝘰𝘯 100 𝘭𝘦𝘬”,- njofton Qendra Kulturore.