Barcelona vuan prej disa sezonesh “Fair Play” financiar dhe kjo është arsyje përse kanë shitur disa nga yjet e ekipit.

Presidenti i LaLiga-s, Javier Tebas, nuk i ka toleruar katalanasit sa i takon aspektit financiar.

Në një intervistë për gjermanen “Kicker”, Tebas theksoi se do të dëshironte që edhe në Europë të bënin si në Spanjë dhe të mos toleronin klubet me probleme financiare.

“Të jem i sinqertë, dua që edhe klubet e tjera në Europë të jenë si Barcelona dhe të respektojnë rregullat e “Fair Play” financiar. Te Barcelona nuk mund të transferojnë më kë futbollist të duan, sistemi jonë i kontrollit financiar, i detyroi të shisnin yjet dhe t’i zëvendësonin me lojtarë më ekonomikë. Organika e Barcelonës më parë kushtonte mbi 650 milionë euro ndërsa tashmë varion në 520 milionë euro dhe mendoj se do të ulet edhe më shumë”, u shpreh Tebas.