1 qershor 2014 – Teuta po përcjell një e nga një titullarët e saj. Pas Idriz Bathës dhe Daniel Xhafajt, qendërmbrojtësi Tefik Osmani ka qenë largimi i radhës nga kampi durrsak. Mbrojtësi ka tërhequr dokumentacionin nga klubi i Teutës dhe tashmë është në pritje për të zyrtarizuar kontratën me Skënderbeun. Osmani, edhe pse deklaron se nuk ka firmosur ende për asnjë skuadër, pranon që rikthimi në Korçë është më i mundshmi. Mirëpo, përveç Skënderbeut, në drejtim të mbrojtësit korçar janë adresuar disa kërkesa nga klube të ndryshme, të cilat duan me çdo kusht shërbimet e shtatlartit. Megjithatë, për Osmanin, përparësi ka skuadra e vendlindjes. “Mbylla marrëveshjen me Teutën dhe tashmë jam në pritje për t’u njohur me skuadrën time të re. Falënderoj skuadrën e Teutës në tërësi, tifozërinë e saj, drejtuesit dhe stafin teknik. Te Teuta ndihesha si në shtëpinë time, çka është shumë e rëndësishme për një lojtar. Nuk kam vendosur ende se cila do të jetë skuadra me të cilën Mbrojtësi pranon më në fund se e ardhmja e lidh me ekipin korçar do të angazhohem sezonin e ardhshëm, por më tepër përparësi ka Skënderbeu, duke qenë se edhe presidenti Takaj kërkon me insistim që t’i bashkohem skuadrës së tij”, – u shpreh dje mbrojtësi korçar.
Tefik Osmani: Mund të jem lojtar i Skënderbeut
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Mbajtja e Veliajt, Beqajt dhe Metës në kafaz në sallën e gjyqit u shkel të drejtat e njeriut
Në Ditën Botërore të Tokës, nxënësit e Durrësit përcjellin mesazhe sensibilizuese
Erion Braçe në GJKKO, deputeti paraqitet sërish në Gjykatën e Posaçme
Teuta kërkon kthesën në Ballsh





