Apple konfirmon: iPhone ka probleme

24/10/2018 - 23:04

Apple ka konfirmuar që kamera e iPhone ka probleme serioze. Sipas kompanisë, bëhet fjalë për kamerën e përparme të selfie. Ky problem është tek modelet iPhone XS, iPhone Xs Max dhe iPhone XR.

Apple thotë se kamera e përparme jep një efekt misterioz, por përditësimi i ardhshëm i IOS do të rregullojë këtë problem.

Përdoruesit thonë se kamera aktuale e bën fytyrën e tyre të duket si një kukull plastike. Ky efekt, thonë ata, ndodh në mjedise që janë të ndriçuara mjaft mirë.

Anomalia me fotot selfie tek këto modele të iPhone shfaqet kur aplikoni opsionin “Smart HDR”.

iPhone XS dhe iPhone XS Max janë smartphone më të fundit të Apple. I pari doli në shitje më 21 Shtator me një çmim prej 999 Dollarë, kurse i dyti kushton 1099 Dollarë. XS ka një ekran 5.8 inç, kurse XS Max 6.5 inç. Të dyja modelet kanë një kamera 12 megapixel, kurse atë të selfie 7 megapixel. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lajme aspak të mira vijnë nga rrjeti social "Twitter", i cili ka pranuar problemet në lidhje me çështjen e sigurisë së përdoruesve. 

WhatsApp do të prezantojë një opsion të ri në përditësimin më të fundit, që do të përmirësojë në mënyrë domethënëse sigurinë e përdoruesv

Çmimet kanë rënë aq sa tani mund të gjenden televizorë me cilësi ekrani 4K dhe me lidhje interneti (SMART), me pothuajse gjysmë çmimi sa

Lei Jun, shef ekzekutiv i Xiaomit, ka prezantuar sot telefonin e ri Redmi Note 7, raporton GSMArena.

Lei Jun, shef ekzekutiv i Xiaomit, ka prezantuar telefonin e ri Redmi Note 7, raporton GSMArena.

Kompania "Apple" ka paralajmëruar përdoruesit për disa telefonata të rrezikshme që po marrin, të cilat dyshohet se janë mashtrime për të

Kur udhëtojmë me aeroplan vazhdimisht e pyesim veten, lidhur me disa kuriozitete që na lindin në mendje.

WhatsApp, aplikacioni i komunikimit më i përdorur në shumë vende të botës, do të sjellë disa ndryshime për përdoruesit e tij në Apple.

Një nga mashtrimet më të vazhdueshme që qarkullon për rrjetin më të madh të mesazheve WhatsApp është se ekziston një version i fshehur pr