Instagram vjen me një risi, çfarë do të ndodhë me pëlqimet

19/07/2019 - 08:17

Instagram vjen me një risi, e cila është duke u eksperimentuar në disa vende të botës. Rrjeti i fuqishëm fsheh numrin e pëlqimeve në postimet e përdoruesve, në disa vende si Australia dhe Japonia.

Aktualisht Instagram-i e tregon numrin total të like-ve që ka marrë një postim, ndërsa me këtë risi do të duket vetëm emri i një prej ndjekësve që e kanë pëlqyer dhe pjesa tjetër do të quhen thjesht “të tjerë”, pa treguar numrin apo emrat e njerëve që e kanë pëlqyer. Ndërsa çdo përdorues mund ta shohë numrin e pëlqimeve që ka arritur postimi i tij.

Nuk bëhet fjalë për një vendim përfundimtar, për momentin mbetet thjesht në nivel eksperimental. Qëllimi është që vëmendja të tërhiqet te përmbajtja e postimit dhe jo te numri i pëlqimeve që ka marrë.

Kjo risi do të eksperimentohet fillimisht në vende si: Australia, Zelanda e Re, Irlanda, Italia, Japonia dhe Brazili, më pas në të gjithë botën. Jo të gjithë njerëzit janë të lumtur për këtë risi, duke qenë se për disa është shumë e rëndësishme që numri i like-ve të jetë i dukshëm për të tjerët. Për shembull, ka nga ata që paguhen për numrin e like-ve që merr një postim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompania e famshme e Facebook do të fillojë përfshirjen e më shumë veçorive të Messenger në bisedën brenda aplikacionit të Instagram, për

Aplikacioni WhatsAp po punon për një veçori sekrete të vetëshkatërrimit, që fshin fotot dhe videot nga telefoni i marrësit.

Një gjykatë amerikane ka rrëzuar përkohësisht vendimin e qeverisë së SHBA që urdhëronte bllokimin e shkarkimit në celularë të aplikacioni

Disa muaj më parë, Audi tregoi një version të ri të modelit Q5, dhe tani versioni Sportback po vjen te ne.

Rrjeti social Facebook deklaroi se ka eliminuar disa llogari të rreme të lidhura me shërbimin sekret rus, që akuzohet për ndërhyrje në zg

Sistemi i ri operativ për iPhone, IOS 14, ka shumë risi të dobishme për përdoruesit.

Nën emërtimin ‘Time Flies”, Apple pritet që sot të prezantojë 4 modelet e reja të iPhone, të cilat janë: iPhone 12, iPhone 12 Max, iPhone

Kushedi sa grupe i kemi në WhatsApp, në të cilat njëherë e një kohë ishim mjaft aktivë por vjen një moment që vëmendja zbehet dhe ndihesh

Rrjeti më i madh social, Facebook ka ndërmarrë një tjetër veprim në përpjekje për të parandaluar keqinformimin dhe informacionet e rreme

Kushton rreth 280 mijë euro dhe po konsiderohet si makina më e thjeshtë luksoze në botë.