Sony shfaq prototipin e telefonit 5G

27/02/2019 - 07:34

MWC 2019 është në zhvillim e sipër në Barcelonë dhe shumë prodhues kanë përdorur konferencën për të paraqitur teknologjinë e tyre të fundit dhe atë të ardhshme.

Përveç telefonave fleksibël, trendi i këtij viti do të jetë pajisja 5G. Ne tashmë patëm mundësinë të shohim disa nga njoftimet e telefonit 5G për këtë vit, dhe tani pajisja Sony është shfaqur.

Faqja Pocket-lint ka vënë re pajisjen në zonën ekspozuese të Sony-t dhe në stendën e Qualcomm. Për fat të keq, telefonat e ekspozuar 5G nuk pasqyrojnë harduer përfundimtar, dhe ndoshta jo dizajnin që do t’u ofrohet përdoruesve. Gjithashtu, Sony nuk e ka njoftuar zyrtarisht se kur e ka në plan të lëshojë telefonin 5G.

Kompania vuri në dukje se pajisja e paraqitur nuk është një produkt komercial, por një model testimi i përdorur për të testuar rrjetin 5G. Sony teston versione të ndryshme të harduerit për të kuptuar se çfarë do të ndodhte nëse antena do të hiqej nga një lokacion i caktuar dhe do ta bënte pajisjen më të hollë.

Prototipi quhet me emrin e brendshëm AG-1. Rezulton se Sony është investuar thellësisht në 5G, por ende nuk publikon asgjë komerciale. Mbetet të pritet nëse telefoni Sony 5G do të jetë një variant i modelit Xperia 1 ose diçka krejt tjetër.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Klientët që paguajnë rregullisht për përdorimin e Adobe Photoshop kanë kërcënuar se do hidhen në gjyq pasi përdorin versionet e vjetra.

Hakerat instaluan nga distanca një softuer të mbikëqyrjes në telefona dhe pajisje të tjera që përdornin aplikacionin e mesazheve WhatsApp

Kur njerëzit mendojnë për Inteligjencën Artificiale, me shumë mundësi mendojnë për skena nga filmat aksion, por në të vërtetë, ajo apliko

I fundit që i shtohet listës së televizorëve nga Samsung është “Sero”, i prezantuar para pak kohësh në Seul.

Whatsapp është një nga aplikacionet e mesazheve më të përdorur në botë.

Gjigandi i kërkimit, Google do të ofrojë për përdoruesit opsionin e fshirjes së historisë së kërkimit dhe vendndodhjes pas tre muajsh.

Shitjet e "iPhone" ranë në nivelin më të ulët gjatë tre muajve të parë të këtij viti.

Konferenca e përvitshme e zhvillimeve të Facebook F8 po mbahet në San Jose, Kaliforni të martën dhe të mërkurën.

Një student ka paditur kompaninë Apple Inc duke kërkuar dëmshpërblim rreth 1 miliardë dollarë, pasi pretendon se kamerat e saj e arrestua