Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka folur sot për telefonat dhe sendet e paligjshme të gjetura së fundi në burgjet e vendit.
Ajo deklaroi se telefonat e gjetur në burgun e Durrësit, Fierit dhe Peqinit, janë dërguar për ekspertime në laboratorin e policisë së SPAK.
“Në disa burgje ku janë gjetur telefona javët e fundit, në Durrës, Fier, Peqin, janë dërguar për ekspertime në laboratorin e policisë së SPAK. Në një rast ata dyshuan se i përkisnin Laert Haxhisë, iu gjetën në një vend të përbashkët të tre telefonat. Dyshuan se i përkisnin atij por këtë duhet ta vërtetojë Prokuroria e Posaçme.
Në burgje ka telefona që flasin të gjithë, në kohën e ish-drejtorit të mëparshëm të burgjeve, i burgosuri raportonte edhe për numrin e telefonit kujt i përkiste, pra emër mbiemër. Kjo është forma e rregullt. Telefonata e përbashkët për të gjithë,
A ka detektorë që dallon përgjimet? Jo nuk ka. Kanë vendosur bllokues valësh, vazhdimisht. Mund të ketë raste kur është shumë e fuqishme dhe kalon përtej territoreve të 313. Por sërish këto masa nuk kanë mjaftuar“, tha Hoxha.





