Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat e pakta deri mesatare më të theksuara, në relievet malore në lindje.

Nga orët e mesditës deri ato pasdite në relievet malore në lindje reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra. Në mënyrë të izoluar dhe relievet e larta malore reshjet në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim  juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3ballë.

1
2