Mbreti i Melburnit vazhdon të jetë Novak Djokovic. Tenisti serb ka triumfuar për herë të gjashtë në karrierë në turneun Australian Open. Numri 1 i botës mundi në finale britanikun Andy Murray me rezultatin 3-0. Djokovic nisi fuqishëm, duke fituar setin e parë 6-1. Në setin e dytë, skocezi reagoi dhe luftoi shumë, por e humbi 7-5 edhe këtë set. Në setin e tretë, Djokovic arriti të fitonte vetëm pas “tie break”. Kështu, pas tri orë lojë, Djokovic fitoi ndaj Murray 6-1, 7-5 dhe 7-6. Me këtë fitore, tenisti serb barazon 11 titujt "grand slam" të fituara nga legjendat Rod Laver dhe Bjorn Borg.
Tenis, Novak Djokovic fiton për herë të gjashtë Australian Open
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Fitoi 1 milion euro, por hodhi kuponin në plehra! Punonjësit e pastrimit aksion kërkimi në Itali, e gjejnë brenda 48 orëve
Autostrada Durrës-Tiranë me kufizime për dy net radhazi, ARRSH: Si do devijohet lëvizja e mjeteve
Rusia lëshon breshëri raketash dhe dronësh drejt Ukrainës, të paktën 14 viktima, dhjetëra të tjerë të plagosur
FIFA në alarm, Infantino thërret mbledhje urgjente pas rritjes së presionit





