Tenisti francez, Arthur Cazaux u detyrua të tërhiqej nga përballja me Harold Mayot pasi gjatë setit të tretë humbi ndjenjat. Teksa ishte duke u përgatitur për të pritur shërbimin e kundërshtarit, Cazaux ra pa ndjenja në tokë duke shkaktuar panik tek të pranishmit.

Menjëherë ndërhynë mjekët, ndërsa arbitri lajmëroi fundin e sfidës duke i dhënë fitoren Mayot.

Besohet se një nga shkaqet kryesore që francezi humbi ndjenjat të jenë edhe temperaturat e larta në Miami, teksa në momentin që po zhvillohej ndeshja, termometri shënonte 31 gradë celcius.