Arina Sabalenka, numri 2 i tenisit botëror për femra, ka vendosur të marrë pjesë në turneun prestigjioz WTA 1.000 të Majemit, edhe pse këtë javë është përballur me një tragjedi shumë të rëndë. Partneri i saj, Konstantin Koltsov, ka vrarë veten duke u hedhur nga ballkoni i hotelit këtë të hënë.

Një ngjarje që nuk ka ndryshuar planet e tenistes 25-vjeçare. Sabaleva ishte prej tre vitesh përkrah 42-vjeçarit Koltsov, një emër i njohur i hokejit pasi ka luajtur në kampionatin e NHL, ndërsa së fundmi ishte trajner në Rusi. Policia konfirmoi se ngjarja kishte ndodhur në hotelin ku po qëndronte bashkë me Sabalenka në Majemi, pa shpjeguar nëse ajo kishte qenë e pranishme apo jo në momentin fatal.

Por policia bëri të ditur se nuk kishte dyshime për ngjarje kriminale, pasi kishte prova të një vetëvrasje të tijën. Mendohej se kjo gjë do të ndryshonte planin e tenistes së njohur bjelloruse, por për çudinë e të gjithëve, ajo sot ka vazhduar stërvitjen e saj në një nga fushat e turneut në Majemit duke u bërë gati për aktivitetin. Sipas “Tennis Channel”, ndryshimi i vetëm i planit të Sabalenkas është se nuk do të ketë asnjë paraqitje para mediave para apo pas ndeshjeve të saj.