Në IEVP Reç, dy të paraburgosur, A.Gj dhe F.D, kanë ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të Policisë së Burgjeve, dhe kanë dëmtuar pronën duke shkatërruar pajisje në ambientet e institucionit.

Strukturat të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë qenë në vendngjarje dhe kanë ndjekur nga afër menaxhimin e situatës.

Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë me vendosmëri dhe kanë neutralizuar çdo rrezik.

Punonjësi i dëmtuar ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut.

Ndaj dy te paraburgosureve jane marre masa si;

Regjim i veçantë izolim për 3 muaj

Procedim penal për 3 vepra penale, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm te Burgjeve.

Transferim në institucion të sigurisë së lartë.