Protestuesit janë mbledhur sërish në protestë për të 15-tën ditë radhazi. Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Narta, Zvërneci në fyt do ju ngecin”, ata po marshojnë nga sheshi Skëndërbej drejt Kryeministrisë.
Protestat nisën për të kundërshtuar resortin që pritet të ndërtohet në Zvërnec, një investim 4 mld dollarë.
Nga podiumi i protestës u lajmërua sa në turmë ka disa persona që po mbledhin karta identiteti dhe firma për një peticion, gjë që nuk është e vërtetë.
Në këtë moment në turmë ka pasur tensione ku të përfshirë kanë qenë disa të rinj të maskuar mirë me kapuçë dhe syze të mëdha.





