Tensionet e sotme para Kuvendit u shoqëruan me incidente ku si pasojë kanë mbetur të plagosur edhe efektivë policie.

Gjatë përplasjeve të protestuesve me policinë, ku këta të fundit çanë dhe gardhin metalik, kanë mbetur të plagosur 3 efektivë.

Ndërkohë pranë zonës është afruar dhe autoboti me ujë për të shpërndarë protestuesit.