Një 40-vjeçare nga Bilishti ka tentuar të vrasë veten duke konsumuar një sasi ilaçesh.

Ajo është dërguar fillimisht në spitalin e Bilishtit, ndërsa më pas për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore u transportua drejt spitalit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se 40 vjeçarja ka patur probleme me bashkëshortin, ndërsa ky i fundit është proçeduar për dhunë ndaj saj më herët. Policia po heton për zbardhjen e plotë të tentativës për vetëvrasje