Një tjetër tërmet ka goditur Durrësin pasditen e sotme, në orën 16.36. Lëkundja sizmike ka pasur magnitudë 3.8 Rihter, ndersa si epiqendër ka deti Adriatik, 7 km larg Kepit të Rodonit.
Lëkundjet sizmike janë pasgoditje të tërmetit me magnitudë 6.4 Rihter të regjistruar më 26 nëntor të vitit të kaluar.
Tërmeti i pasdites së sotme është regjistruar në thellësinë 35 km, raporton IGJEUM.





