Një tërmet i fortë me magnitudë 5.6 ballë është ndier këtë të premte në Khoy të Iranit.

Mediat turke bëjnë me dije se lëkundjet janë ndier edhe në lagjen “Baskale” të Van dhe Hakkari të Turqisë, që ndodhet 29 kilometra larg nga epiqendra e tërmetit.

Zyra e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) u shpreh se, tërmeti kishte një thellësi prej 7 kilometrash, ndërsa bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë.

Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo të lënduar.