Shakira e angazhuar prej vitesh në çështjet e arsimit në vendlindjen e saj ka siguruar një donacion prej më shumë se një milion eurosh për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti që goditi Kolumbinë.

Një nga zonat më të prekura është Quibdo kryeqyteti i rajonit Choco me një tërmet me magnitudë 7.4 ku janë dëmtuar pothuajse 200 shkolla. Këngëtarja vizitoi nga afër klasat e dëmtuara ndërsa pati edhe takime me nxënës, mësues dhe drejtues lokalë për të diskutuar nevojat e komunitetit.

Ajo theksoi se rindërtimi i shkollave duhet të mbetet prioritet edhe pasi të kalojë faza fillestare e krizës. Donacioni është siguruar përmes një bashkëpunimi mes Shakirës, Live Nation, FIFA-s dhe CAF-it derisa fondet do të menaxhohen përmes fondacionit të saj Fundacion Pies Descalzos i krijuar në vitin 1997 me fokus përmirësimin e qasjes në arsim ndërkohë që në Kolumbi do të përdoret për rindërtimin e shkollave dhe rikthimin e fëmijëve në klasa.