Udhëtimi me autobus në Tiranë është një sfidë më vete, pasi pasiguria është shumë e madhe.

Në harkun e një viti kanë ndodhur më shumë se pesë aksidente të autobusëve në Tiranë, ku dy prej tyre kanë përfunduar në Lanë.

Ndërkohë që ditën esotme ka ndodhur një tjetër aksident, pasi autobusi i linjës Surrel-Qendër ka dalë nga rruga dhe është futur në një lokal në afërsi të Freskut.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.