Një aksident zinxhiror ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në rrugën Prishtinë-Pejë, pranë fshatit Vragoli.

Zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi ka konfirmuar se 8 automjete janë përfshirë në këtë aksident.

“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Siç njofton njësia e trafiku nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë tetë automjete (aksident zinxhiror)”, njoftoi policia.

Si pasojë e aksidentit të lënduar kanë mbetur katër persona dhe janë trajtuar me ndihmë mjekësore.

“Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe janë marrë me procedurat lidhur me aksidentin”, tha Krasniqi.