Burime për media, bëjnë të ditur se trajneri i ri i Teutës, Edlir Tetova ka nisur projektin ambicioz te ekipi durrsak për të rivalizuar sezonin e ri mes më të mirë në Superiore me transferimin e portierit të Elbasanit.Fjala është “gardianin” çek të verdhebluve Martin Janacek. Për të arritur te 25-vjeçari, Teuta po mundohet ta tundojë duke i ofruar një pagë të lartë mujore.
Janacek nuk e ka marrë vendimin për të ardhmen, ndërsa i përfundon kontrata këto ditë me Elbasanin, çka do të thotë se mund të kaloi te Teuta me transferim falas. Portieri i ekipit elbasanas e tregoi në edicionin që lamë pas se çfarë aftësish të jashtëzakonshme ka në katërkëndësh, jo vetëm gjatë lojës, por edhe në pritjen e 11-metërshave, rasti më tipik karshi Flamurtarit në transfertë, 2 penallti të ndalura. Sipas “Transfermarkt”, Janacek vlen 400 mijë euro.





