DURRES – Mbrojtësi Rustem Hoxha është larguar nga skuadra e Teutës për tek ekipi i Luftëtarit.

Lajmi është bërë i ditur nga tekniku Gentian Begeja. 

Ka qenë trajneri aktual i Luftëtarit, Edi Martini, i cili ka kërkuar si përforcim të merkatos, mbrojtësin që stërviste dy sezone më parë tek Teuta. 

Pas ofertës, drejtuesit durrsak nuk janë menduar dy herë, ndërsa janë vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësin e tij.

Tifozeria durrsake nuk e ka pritur mirë këtë lëvizje dhe kanë kërkuar zëvendësimin e tij me një lojtar cilësor.