Debutim ëndrrash për senegalezin Boye me fanellën e Elbasanit. Sulmuesi ka shënuar dy gola në “Elbasan Arena” për verdheblutë në suksesin 2-1 përballë Teutës në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit Abissnet Superiore.

Pas një pjese të parë të vakët, ku munguan rastet e pastra për shënim, sfida merr një tjetër rrjedhë në pjesën e dytë. skuadrat hapen në kërkim të golit të avantazhit dhe ndeshja bëhet e bukur dhe plot ritëm.

Teuta kalon e para në avantazh falë një supergoli të Gonçalves, por më pas protagonist bëhet Boye, që në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Elbasanit, shënon dy gola, që sjellin përmbysjen e madhe të verdhebluve.

Elbasani fiton 2-1 dhe ngjitet në kuotën e 42 pikëve, ndërsa Teuta mbetet 27 pikë në klasifikim.