Asnjë gol i shënuar plot 5 të pësuar dhe vetëm 2 pikë të grumbulluara në 4 javët e para të kampionatit. Një fillim sezoni më të dobët nuk mund të kishte për Teutën. Skuadra durrsake ndryshe nga një vit më parë këtë edicion e ka nisur shumë keq kampionatin dhe pas 4 javëve të para pozicionohet në vendin e fundit të tabelës së klasfikimit.Ky është starti më i keq në dekadën e fundit për Djemtë e Detit. Kalendari në fakt ka qenë shumë i vështirë Teutën por kjo nuk mund të shërbejë si justifikim sidomos për një skuadër që me këtë grup futbollistësh sezonin e kaluar e u rendit në vendin e 4-t në Superiore duke siguruar kualfikimin në Europa League. Nga ekipi që një sezon më parë kishte në drejtim një emër të njohur si Gugash Magani është larguar vetëm mesfushori Nijas Lena, i cili është transferuar te Kukësi, por në skuadër janë afruar mesfushori serb Tarik Cmajcanin dhe sulmuesi nga Mozambiku që është në pronësi të Atalantës Faisal Bangal, ndërsa pjesa tjetër e grupit është pothuajse e njëjtë. Starti i mirë i sezonit është gjysma e punës dhe vitin kaluar Teuta pas 4 javëve numëronte 9 pikë të grumbulluara. Pa harruar këtu faktin që skuadra në 4 ndeshje kishte realizuar 6 gola. Këtë vit Teutës po i mungojnë finalizimet e Artur Maganit, Eri Lamçes apo edhe ato të afrimit të fundit Faisal Bangal dhe pamundësia për të gjetur golin ka ndikuar drejtëpërdrejtë në ecurinë e skuadrës. Mungesa e mesfushorit Bruno Dita që në kampionatin e kaluar realizoi 5 gola për arsye dëmtimi është një tjetër minus i madh për Djemtë e Detit në këtë fillim sezoni. Trajneri italian Cesare Bexhi nga ana tjetër ende nuk ka arritur të përcjellë filozinë e tij në skuadër pasi e ka marrë shumë vonë drejtimin e Teutës. 2 pikë në 4 ndeshje janë shumë pak për një skuadër që synon një nga 5 vendet e para në klasifikim. Në këtë kontekst ndeshja e rradhës ndaj Korabit në Durrës është vendimtare për Teutën që përvecse duhet të zhbllokohet duke gjetur golin e parë në këtë kampionat, nuk ka rrugë tjetër veç fitores.
Teuta, synon ringritjen pas startit të dobët
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
U refuzua në garën e PD, Ervin Salianji: Partia po trajtohet si pronë personale
Trump kërcënon të tërheqë trupat nga Italia dhe Spanja për shkak të përplasjes për Iranin
11 lloje kanceri në rritje tek të rinjtë, shkencëtarët “në kërkim” të shkaqeve
Trump heq tarifat dhe kufizimet për Uiskin: Mbretëresha dhe Mbreti më bindën





