Filmi i ri i regjisorit Christopher Nolan, “The Odyssey”, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar kështu 264 milionë dollarë gjatë fundjavës së parë të shfaqjes.
Filmi ka tejkaluar pritshmëritë e industrisë së kinemasë dhe ka shënuar debutimin më të madh ndërkombëtar në karrierën e regjisorit.
Vetëm në Amerikën e Veriut, produksioni siguroi 124.5 milionë dollarë. Suksesi i “The Odyssey” është vlerësuar më sëshumti për përshtatjen e veprave më të rëndësishme të letërsisë antike.
Analistët e industrisë parashikojnë se filmi ka potencialin të kalojë shifrën e 1 miliard dollarëve në arkëtimet globale





