15 shkurt 2014 – Në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së “Epirit të Veriut”, në Himarë janë shpërndarë fletushka që bëjnë thirrje për ndarje nga Shqipëria të kësaj pjese. “Para 100-vjetësh paraardhësit tanë vepruan, sot ne çfarë bëjmë. Skllav është ai që pret ta çlirojnë të tjerët.” Këto janë disa nga fletushkat në gjuhën greke me thirrje antishqiptare të shpërndara nga komiteti qendror “Vorio Epir 1914.Fletushkat në gjuhën greke me thirrjet antishqiptare dhe me foton e kryesisë së fshatit janë shpërndarë në çdo cep të Himarës. Policia ka arrestuar Filip Nestur Dhimojani, 28 vjeç si të dyshuar për këtë ngjarje.Në vitin 1914, ajo pjesë e Shqipërisë që Greqia e quan “Epiri i Veriut”, refuzoi t’i bashkohej Shqipërisë duke deklaruar pavarësinë në Gjirokastër dhe formoi qeverinë e saj.Protokolli i Korfuzit, i cili u firmos nga Shqipëria dhe qeveria e përkohshme e “Epirit të Veriut”, njihte zyrtarisht “Epirin e Veriut” si njësi autonome vetëqeverisëse nën sovranitetin dhe principet e Shqipërisë. Kjo marrëveshje i jepte në një farë mënyrë autonomi brenda territorit të Shqipërisë kësaj pjesë të territorit të Shqipërisë. Kjo ndodhi pas përfundimi të Luftës së Ballkanit, por protokolli nuk u zbatua asnjëherë për shkak të paqëndrueshmërisë politikë në Shqipëri. Ndërsa, anulimi i protokollit u bë zyrtarisht në vitin 1921 gjatë Konferencës së Ambasadorëve.
Thirrje për pavarësinë e dytë të “Epirit të Veriut”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Konflikti SHBA-Iran/ Ministri pakistanez: Irani ende nuk ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë në bisedimet e paqes
Kriza në Lindjen e Mesme, eurodeputetët i kërkojnë Parlamentit Evropian “frenim” të përkohshëm të udhëtimeve mujore në Strasburg për të kursyer
Ilir Meta kërkesë në GJKKO: Mos më mbani në kafaz me xhama gjatë seancave, dua të qëndroj krah avokatit
Muriqi arrin marrëveshje paraprake për rikthimin në Stamboll





