Tema e diskutimit “Ligjërimi i poligamisë” ka shkaktuar debate të ashpra mes Zhaklin Lekatarit dhe historianit, Olsi Jazexhiut ditën e djeshme në “Ftesë në 5”.
Në një moment teksa komentonte për këtë pjesë, Jazexhiu u përplas verbalisht me Lekatarin, madje duke e ofenduar dhe kjo bëri që moderatorja Bierta Sulo të kërkonte që ai të linte emisionin.
Pjesë nga debati:
Jazexhiu: Ti bën reklama pornografike, nuk ke turp. Për t’iu rritur klikimet Bietës.
Lekatari: Kështu vishen aktoret pornografike. Po tregoni nivelin tuaj.
Jazexhiu: Po ku ke nivel ti moj! Ti po degjeneron shoqërinë shqiptare.
Lekatari: Ju sapo dështuat.
Jazexhiu: Avash se më preke.
Jazexhiu: Nëse Zhaklina do të bëjë sherr me mua, le të bëjmë sherr, ia numeroj të gjithë dashnorët unë Zhaklinës.
Gazetarja: Kjo që po thua është e turpshme. Si mision familjar keni mbrotjen e grave shqiptare.
Lekatari: Ju keni kryer sot shumë vepra penale publikisht. Ju jeni një zë antishqiptar, ju doni që të zhbëni identitetin shqiptar, por ne nuk do t’ua lejojmë.
Jazexhiu: Po mirë moj zemër si të duash ti, ta prishim ne ty!
Gazetarja: Më vjen keq, në të tilla nivele nuk mund të vazhddojë bashkëbisdimi.