Teksa e ardhmja e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi, është mjegulluar këto ditë, klubi i Seria A, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre drejt atij që konsiderohet si kapiteni i ekipit. Numri 9 i zikaltërve mori shiritin e kapitenit në fillim të sezonit të kaluar, por tani tifozët kanë përdorur një sondazh të bërë nga Passione Inter në Twitter, nga i cili doli se shumica e tyre do të donin të shihnin dikë tjetër si kapitenin e Inter në të ardhmen. Më shumë se 500 njerëz kanë votuar në sondazh, dhe 80% e tyre ishin kundër mbajtjes së shiritit të kapitenit nga Icardi. Gjatë një kohe të shkurtër, Wanda Icardi ka dhënë një sërë intervistash të vogla ku ajo shprehet se prej kontratës së burrit/klientit të saj, Icardi po detyrohet të largohet nga Inter. Gjithsesi, gruaja dhe menaxherja e 23- vjeçarit tashmë ka tërhequr deklaratat e saj të mëparshme, dhe shpreson që të arrihet një marrëveshje e re. Icardi shënoi 16 gola në Seria A sezonin e kaluar dhe ndihmoi Interin të sigurojë një vend në Europa League për sezonin që vjen.
Tifozët e Interit revoltohen kundër kapitenit të tyre
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Programi kombëtar “Siguria e të rinjve”, zhvillohen takime me nxënësit në Durrës
Pasagjerja e anijes turistike në gjendje kritike pas infektimit me hantavirus!
Zgjedhjet në Kosovë, ish-deputeti demokrat kandidon në krah të Vjosa Osmanit
Hantavirusi/ 12 punonjës spitali izolohen pas një procedure të gabuar në trajtimin e një pacienti me hantavirus





