Dy vite pas ndalimit të çdo lloj ndërtimi në vend dhe madje arrestimit të fshataravë që rregullonin çatitë e shtëpive, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është hapur plotësisht rruga për leje ndërtimi. Tani ndërtuesit, por jo vetëm, edhe qytetarët mund të aplikojnë për ndërtime, shtesa apo riparime pranë bashkive ku banojnë apo zhvillojnë aktivitet. Kryeministri ishte sot në një fabrikë që prodhon materiale për ndërtim, ne Tirane, ku tha se "ne mund të themi se e kemi vënë në kontroll territorin dhe ndërtimtaria pa leje është kufizuar jashtëzakonisht shumë." "Edhe me riorganizimin administrativ është hapur plotësisht rruga për lejet e ndërtimit, është hapur plotësisht rruga për investimet prodhuese në radhë të parë," – ka deklaruar kryeministri.
Tiranë, kryeministri Rama: Hiqet moratoriumi i lejeve të ndërtimit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kush rrezikon më shumë? 3 fermerë më pak të votuar, njëri prej tyre del sot
Barcelona nuk ndalet në merkato, ofertë zyrtare 100 milionë euro për Julian Alvarez
Udhëzimi për terapinë hormonale, Këshilli Ndërfetar: Të bëhet publike baza ligjore dhe shkencore
Putin paralajmëron: Do të shkatërrojmë këdo që përpiqet të sulmojë Kaliningradin





