TIRANË – Pr/Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2013 është miratuar vetëm me votat e mazhorancës në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak. Pr/Buxheti u miratua me 28 vota pro, ndërsa 12 këshilltarë votuan kundër. 

Projekt/buxheti i Tiranës u prezantua dhe shqyrtua nga kryebashkiaku Lulzim Basha me qytetarët e çdo njësie bashkiake. Për vitin 2013, në buxhetin e kryeqytetit janë parashikuar 10 milionë dollarë më shumë në krahasim me 2012. 

Kryetari i Bashkisë ka bërë të ditur se në total, shuma e investuar deri në fund të këtij mandati parashikohet të jetë 310 milionë dollarë. Vetëm për vitin 2013, buxheti për qytetin e Tiranës është 80 milionë dollarë. 

Basha deklaroi se "të gjitha investimet e parashikuara të nisin me buxhetin e vitit 2013 parashikohet të përfundojnë plotësisht brenda vitit 2015, pjesa dërrmuese e të cilave brenda 12 muajsh nga momenti i fillimit”.