TIRANE – Gjashtë automjete janë përplasur mbrëmjen e sotme në kryeqytet në dy aksidente të ndryshme me largësi kohore 10 minuta nga njëra tjetra. Aksidenti i parë ka ndodhur në kryqëzimin e Laprakës, ku 3 makina kanë goditur njëra-tjetrën nga mbrapa. 

Mësohet se makinat e përfshira në aksident janë me targa: AA 602 BB, TR 3013 M dhe AA 863 DC. 

Policia konfirmon se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por makinat janë dëmtuar rëndë. 

Ndërkaq kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. 

Pak minuta më vonë një tjetër aksident me pasojë përplasjen e tre mjeteve ka ndodhur në kryeqytet. Në aksidentin e dytë janë përfshirë mjetet me targë TR 6593 N, TR 590 B TAXI, TR 0739 S.