TIRANË- Tentohet të grabitet një kazino në Tiranë, arrestohet në flagrancë një person. 

Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se tentativa ndodhi gjatë mesditës së sotme në zonën e Laprakës, ndërkohë që grabitësi nuk ka mundur të arrijë qëllimin. 

Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e forcave të sigurisë, por edhe policisë që parandaluan grabitjen dhe arrestuan personin që tentoi të grabiste pikën e lojërave të fatit.