TIRANE, 28 tetor 2013 –Një ngjarje e rende ka ndodhur në rrugën “Dora Distria” ku dy punëtorët kanë rënë nga skela ne katit te tetë. Njeri nga punëtoret e ndërtimit ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e rënies nga pallati ku punonin në Tiranë. Personit qe humbi jeten iu shkaktuan plagë të shumta në trup, të cilat i shkaktuan më pas edhe vdekjen. Ndërkohë që kolegu i tij vijon të jetë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tirane. Në bazë të hetimeve të deritanishme mësohet se shkak i aksidentimit të tyre gjatë punës është bërë këputja e skelës, teksa po vijojnë hetimet në lidhje me kushtet teknike të punës. Ndërkaq policia ka marrë në pyetje dhe pronarët e pallatit.
Tiranë,2 punëtorë bien nga kati i 8-të i pallatit , njëri humb jetën
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ministri Hoxha: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës
Horoskopi ditor, e martë 1 shtator 2026
Sulm me thikë në Times Square, dy viktima dhe një i plagosur rëndë, autorja u qëllua nga efektivët
Temperatura deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit për këtë të martë





