Pas skandalit të bluzave të grisura të Zvicrës gjatë Euro 2016, Puma sërish po përmendet me tone negative. Prodhuesi i fanellave sportive të ekipit që sapo ka rënë në kategorinë e dytë të Bundesliga-s VfB Stuttgart ka ndaluar prodhimin e bluzave të reja. Siç raporton gazeta Stuttgarter Zeitung, të gjithë tifozët që kanë blerë së fundmi këto bluza kanë marrë një email për sa i përket fanellës së tretë.“Puma e ka ndaluar prodhimin e fanellës së tretë për sezonin 2016/17, pasi metoda e cila kushton shumë dhe përdor një material shkëlqyes, nuk ka funksionuar,” shkruan vetë klubi i Stuttgart. Më 1 tetor do të prodhohet një fanellë e tretë komplet e re. Ajo do të jetë në ngjyrë gri të hapur dhe të gjithë ata që e kanë blerë uniformën e tretë mund ta ndërrojnë kur të dali e reja.
Tjetër problem për fanellat Puma, Stuttgart tërheq nga tregu uniformën e tretë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Del jashtë kontrollit situata në malin e Tërbunit, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi
Situata me zjarret në vend/ 20 vatra gjatë ditës, 11 prej tyre ende aktive, ja zonat më problematike
Ekonomia e varur nga paraja e pistë, ndërprerja e menjëhershme rrezikon shuarjen e 10 mld eurove
Protesta e 99-të kundër qeverisë dhe kryeministrit, qytetarët nisin marshimin në Tiranë: Rama jep dorëheqjen!





