Një tjetër rënie me 20 lekë për litër ka pësuar çmimi i karburantit sot në Durrës.

“DurrësLajm” ka konstatuar sot në mëngjes çmimin në rënie në një prej pikave të karburanteve që operon në zonën e Vollgës, ku çmimi ka shkuar 223 lekë/litër.

Një ditë më parë, po në këtë pikë karburanti tregtohej me 243 lekë/ litër, i cili po ashtu kishte pësuar një ulje të lehtë nga çmimet stratosferë të ditëve të fundit.

Vetëm të mërkurën e një jave më parë nafta tregtohej me 192 lekë, pra është rritur me 57 lekë, ose 50%, për të arritur në 250-260 lekë për litër.

Çmimi i naftës pësoi rënie në bursë, ndërkohë që në vend kanë shpërthyer protestat. Prej dy ditësh, qytetarët në Durrës dhe Tiranë janë ngritur në protestë kundër rritjes së çmimeve, duke paralajmëruar protesta të përditshme.

Edhe ditën e sotme, do të mbahet protesta në ditën e tretë të saj, ku pritet t’i bashkohen edhe studentët. Dje “DurrësLajm” konstatoi pjesëmarrje masive të të rinjve.