Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel ka publikuar listën prej 35 lojtarësh ku në sy bie mungesa e lojtarit të Real Madridit, Trent Aleksandër Arnold. fdhgdKur dukej se Trent më në fund do të merrte një thirrje nga trajneri nëntë muaj më vonë, mbrojtësi i djathtë është lënë çuditërisht jashtë. Ai nuk ka luajtur asnjë minutë për Anglinë që nga qershori i 2025-ës në një ndeshje kualifikuese kundër Andorrës.
Në atë kohë, Trent ishte ende lojtar i Liverpulit. Duke u rikuperuar nga dëmtimi në kofshë që e la jashtë fushave për dy muaj, dhe pasi kishte filluar pesë nga gjashtë ndeshjet e tij të fundit për Real Madridin, Trent ishte gati të bindte Tuhel se ai meriton një vend në skuadër për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada verën e ardhshme.





