Një ngordhje masive e peshqve është regjistruar në lumin Oder, i cili ndodhet në Europën Qendrore.

Studiuesit në Poloni dhe Gjermani po përpiqen të zbulojnë shkakun e ngjarjes që ka përfshirë qindra kilomatra të lumit që kalon midis dy shteteve.

Dyshimet e para janë për prezencën e lëndëve toksike në ujë, megjithatë nuk ka të dhëna të mëtejshme. Testet e para në Brandenburg të Gjermanisë treguan nivele të larta të oksigjenit, çka fakton praninë e një substanve të huaj, e kontaminuar me mërkur.

Autoritet parlajmëruan gjithashtu qytetarët që të shmangin lumin, pasi kjo katastrofë mjedisore mund të jetë rrezik për ta.

Aktualisht, krahas ngordhjes masive të peshqeve, të prekur janë dhe kastorët, zogjtë dhe rosat.

Ministrja Gjermane e Mjedisit Steffi Lemke bëri thirrje për një hetim gjithëpërfshirës, ndërsa të premten,
kryeministri polak Mateusz Moraëiecki shkarkoi 2 zyrtarë të lartë të mjedisit. Por kaq nuk mjafton për aktivistët, të cilët akuzuan qeverinë për shmangie të përgjegjësive.

Lumi Oder konsiderohet nga më të pastrit dhe në të janë regjistruar rreth 40 lloje të peshqve.