Një person është arrestuar në Tiranë pasi kishte trafikuar në Shqipëri një makinë që e kishin marrë në Zvicër.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. Ç. (C)., 53 vjeç, banues në Laç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit D. Ll., 35 vjeç, banues në Mamurras, dhe A. K., 40 vjeç, banues në Laç.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi H. B., 25 vjeç, banues në Rumani.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi H. B., ka marrë me qira një automjet tip “Benz”, në Zvicër, të cilin më pas në bashkëpunim me shtetasin K. Ç. (C)., e kanë trafikuar në Shqipëri.

Të katër shtetasit më pas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr automjetit, pajisjen GPS, me qëllim shitjen e tij.