NBA në zi për vdekjen e parakohshme të ish-basketbollistit Rasual Butler dhe bashkëshortes së tij, këngëtares kanadeze, Leah LaBelle. Çifti humbi jetën në një aksident automobilistik në Kaliforni.

Ish-lojtari i San Antonio Spurs, i tërhequr në fund të sezonit 2015-2016, sipas burimeve policore ka humbur kontrollin e Range Roverit të tij, që më pas është përplasur duke sjellë pasoja të rënda.

Gjatë karrierës së tij Rasual Butler ka luajtur me skuadra të tilla si Miami Heat, New Orleans, Clippers, Chicago, Toronto, Indiana, Washington dhe San Antonio.

Disa nga ish-shokët e tij, si Pau Gasol dhe Paul Pierce, kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale, duke e kujtuar si një profesionist të vërtetë në sjellje dhe në lojë, një shembull për të gjithë të rinjtë që dashurojnë basketbollin.