Firos Mohamed, ish-portieri i njohur i Penang FC, ka ndërruar jetë tragjikisht gjatë një ndeshjeje bamirësie në Malajzi.Ngjarja ndodhi në stadiumin e Këshillit Bashkiak Manjung, në shtetin e Perakut. 53-vjeçari po merrte pjesë në një aktivitet sportiv me karakter humanitar kur papritmas u rrëzua në fushë.
Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë, por përpjekjet për ta shpëtuar rezultuan të pasuksesshme. Firos Mohamed ishte një figurë e njohur në futbollin malajzian gjatë viteve 1990, kur ai mbrojti portën e Penang FC dhe fitoi zemrat e tifozëve me paraqitjet e tij të qëndrueshme.
Klubi i Penang ka reaguar me një deklaratë zyrtare, duke shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen e ish-portierit. “Bordi drejtues i Penang dhe i gjithë stafi i tyre i shprehin ngushëllimet e sinqerta familjes së Firos Mohamed,” thuhet në deklaratë.
Vdekja e tij ka prekur thellë komunitetin sportiv në Malajzi, ku ai kujtohet si një sportist i përkushtuar dhe një njeri me shpirt të madh.