Pasojat e aksidentit tragjik mbajnë të mbërthyer opinionin publik në Greqi, por jo vetëm.

Në spitalin e Larisës familjarët e viktimave po marrin trupat e të dashurve të tyre në arkivole të mbyllura, ndërsa disa prej trupave të paidentifikuar mbahen në një kamion frigoriferik pasi morgu është i mbushur plot.

Sipas urdhërit të autoriteteve, identifikimi bëhet përmes ADN-së, në mënyrë që të afërmit të identifikojnë njerëzit e tyre që kanë humbur pas aksidentit.

Midis prindërve fatkeqë që presin identifikimin e viktimave apo diçka të re për personat që konsiderohen të humbur, janë edhe ata të Denis Rucit, 23-vjeçarit me origjinë shqiptare që ndodhej në vagonin 5 të trenit të vdekjes.