Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet për tragjedinë në Himarë një vit më parë, ku ish-polici përplasi për vdekje  me  skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia.

Ish-polici Arjan Tase është marrë i pandehur, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të “Vrasje me dashje” në mënyrë indirekte parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit nga ana e drejtuesit të mjetit lundrues shtetasit Arjan Tase, të zonës së përcaktuar (kufizuar) për notarë si dhe manovrës së gabuar në drejtimin e mjetit.

Prokuroria bën me dije gjithashtu se çon për gjykim edhe tetë zyrtarë të policisë kufitare të bashkisë Himarë me akuzat për shpërdorim detyre.