Ditën e sotme është gjetur trupi i njërit prej fëmijëve të familjes Arrazi, ndërsa vazhdojë kërkimet për nënën dhe fëmijën tjetër.

Sipas lajmit të dhënë nga ministri I brendshëm Taulant Balla, dyshohet se trupi i gjetur i përket vajzës tjetër, Gresit.

Ai theksoi se polumbarët dyshojnë se trupi i nënës dhe fëmijës tjetër ndodhet po në këtë zonë.

“Dyshohet se edhe trupi i nënës dhe fëmijës tjetër dyshohet se është në këtë zonë. Policia dhe peshkatarët do vazhdojnë non stop për të gjetur nënën dhe fëmijën tjetër. Ngjarja është e rëndë, fjalët nuk i lidhim dot. Iu bëj thirrje grave dhe vajzave në këtë vend që të denoncojnë dhunën.

Ne si shoqëri duhet t’ju japim besim grave që të shpëtojnë nga dhuna me bazë gjinore, dhuna seksuale. Duhet të ketë reagim mbarëshoqëror, sepse rol luan kushdo. Gratë të denoncojnë dhunën”, tha Balla.

Kujtojmë se një nga vajzat, Erigea 9-vjeç, u gjet ditën e djeshme, ku dyshohet se të katërt janë vetëvrarë, pas dhunës nga bashkëshorti i Alma Arrazit, Ergys Arrazi.