Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, teksa një 14-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë tragjikisht.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Piacenza, ku adoleshentja shqiptare vdiq pasi ra nga çatia e një pallati 7-katësh.
Rënia e vajzës u ndalua nga tarraca e një apartamenti në katin e katërt, por ekipi i shpëtimit nuk mundi të bënte asgjë për të.
Hetuesit aktualisht nuk po përjashtojnë asnjë hipotezë në lidhje me dinamikën dhe shkaqet.