Trajneri i Teutës, Çezare Bexhi, e pranon se skuadra ka probleme në sulm, por paraqitja e skuadrës së tij i ka pëlqyer. “Nuk shënojmë, por tre ndeshjet e para të kampionatit janë shumë të ndryshme, sepse kemi luajtur mjaft mirë sot. E kemi vënë nën presion Partizanin, edhe pse nuk arritëm të shënonim, por krijuam situata të ndryshme për të shënuar dhe kam besim se do të përmirësohemi në vazhdim. “Pësuam dy gola nga krose, por golat i pëson skuadra, nuk është çështja se mungoi Rustem Hoxha. Nuk më duket korrekte që të fajësojmë Hilën apo lojtarë të tjerë në golat e pësuar. “Skuadra nuk është e njëjta e sezonit të shkuar, por unë mund të garantoj se do të japim maksimumin, duke tentuar të shkojmë sa më lart në renditje”.
Trajneri i Teutës Bexhi: Skuadra ka probleme në sulm
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë: Arrestoni Ramën! (Video)
Skenar ndryshe në ditën e 94-t të protestës, qytetarët marshojnë në rrugicat pas Kryeministrisë
2 persona ranë në kontakt me rrymën dhe humbën jetën, reagon QKUM: Autoambulanca kishte defekt teknik, dy mjete u nisën nga Shkodra
Rriten tensionet në Hormuz, SHBA godet objektivat iraniane pranë ngushticës, shpërthime në tre porte të rëndësishme





