Disa ditë pas dorëheqjes së Melzin Lazimit, Goga Basket ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Drejtimin e skuadrës private për pjesën e mbetur të sezonit e ka marrë trajneri malazez Darko Vujaçiç.

Tekniku tashmë ka nisur punën tek Goga Basket. 42-vjeçari nga Nikshiqi është një njohje e vjetër për basketbollin shqiptar, pasi në të shkuarën ka drejtuar skuadrën e Vllaznisë.

Lajmin e ka zyrtarizuar vetë skuadra durrsake me anë të një postimi në rrjetet sociale, në të cilin shkruan:

“Darko Vujaçiç, trajneri i ri i ekipit Goga Basket! Z. Darko ka një eksperiencë mjaft të gjerë si trajner ku ndër të tjera ka udhëhequr në vitin 2019, ekipin e U-18 të Malit të Zi në Kampionatin Europian, ka qenë trajner i Ekipit Kombëtar të Malit të Zi në vitin 2018, si dhe prej disa vitesh trajner i ekipit të Ulqinit. I urojmë mirëseardhjen dhe suksese trajnerit!”