Procedohet në gjendje të lirë shtetasi N.Z 33 vjeç, banues në fshatin Arrzë, Devoll, pasi u konstatua duke transportuar me një automjet furgon, dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme në aksin rrugor “Miras-Bilisht”.

Komisariati i Policisë Devoll

-U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Z., 33 vjeç, banues në fshatin Arrzë, Devoll, pasi në aksin rrugor “Miras-Bilisht”, në vendin e quajtur “Dëmbravë”, u konstatua duke transportuar me një automjet furgon, dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme. Sasia e druve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.