Një punonjës policie është dhunuar nga tre të rinj në Tiranë. Mësohet se polici 31-vjeçar, është qëlluar me grushte nga tre të rinjtë, njëri prej të cilëve kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Ky i fundit u arrestua, një tjeter eshtë shpallur në kërkim. Sakaq njëri prej të rinjve është proceduar.
Njoftimi i policise:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan 26-vjeçarin, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin, 23 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit, 25 vjeç, të tre banues në Tiranë. Këta shtetas, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti kanë goditur me grushte shtetasin, 31 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie). Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi 26-vjeçar., ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.